“Burrë i qelbur, maniak”. Banorët rrëfejnë të pathënat 46-vjeçarin: Jemi tronditur, vajza ka gati 1 vit këtu…

0
261

Banorët e fshatit Vërdovë në Pogradec kanë folur për Blerim Bizgjonin, 46-vjeçarin e arrestuar me akuzën për përdhunimin e një të miture 13 vjeçe, duke thënë se ai është njeri i keq.

Mësohet se Bizgjoni është babai i dy vajzave. Vajza e abuzuar ishte shoqe me njërën prej vajzave. Sipas banorëve 13-vjeçarja kishte gati një vit në shtëpinë e tij.

“I njohim si familje. Njeri i saktë nuk ishte, njeri i keq. Merr të miturat. E dëgjova këtë histori. kishte gati një vit vajza këtu. Shkonte e bija e merrte, shkonte e shoqja e merrte. Nuk e di a kishte dijeni e shoqja.

Me vajzën e abuzuar një përshëndetje, mëngjes e aksham. I kam folur ç’kërkon andej, çfarë e ke, vete me çupën, gjoja e mëson e bija për shkollën”, deklaroi një banore.

“Njihet si burrë i qelbur. Jemi shumë të tronditur se kemi fëmijë. Ishte manjak për të mitur”, shprehet një tjetër banore e zonës.

Real news