Burri plagos me thikë bashkëshorten

0
2

Një person ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen nr.4 të qytetit, ku ka mbetur e plagosur me thikë në bark Miranda Budini.

Ajo është transportuar drejt spitalit të Sarandës ku mësohet se po merr ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihet shkaku, teksa policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit./abcnews.al