
Një brazilian i apasionuar nga modifikimi i trupit, i cili njihet si ‘Burri Satan’ ka fituar rekordin botëror për numrin më të madh të implanteve të bririt në kokë.
Michel ‘Diabao’ Praddo, 47 vjeç, nga bregu i Praia Grande pranë São Paulo në Brazil, ka 33 implante briri në kokën e tij si pjesë e përpjekjes së tij prej vitesh për të transformuar plotësisht pamjen e tij.Michel tha se ‘ëndrra e tij është realizuar’ pasi fitoi një rekord botëror Guinness për implantet më nënlëkurore të ‘bririt’ në kokë.Braziliani, i cili mundi një tjetër që kishte 18 implante briri, udhëtoi në Milano të Italisë në shkurt për të verifikuar rekordin në programin televiziv ‘Lo Show Dei Record.
Duke folur për mediat braziliane për përvojën, ai tha: “Ishte diçka shumë e veçantë dhe surreale. Një ëndërr e realizuar për të hyrë në Guinness dhe gjithashtu për të shkuar në Evropë.
Michel njihet si “Burri Satan” falë modifikimeve të shumta të trupit dhe pamjes djallëzore.
Artisti i tatuazheve ka 25 vite që ushtron zanatin e tij, por ka bërë një hap më tej për t’iu nënshtruar disa procedurave dhe për të transformuar tërësisht estetikën e tij.
Vitin e kaluar, Michel iu nënshtrua një operacioni për të hequr gishtin e mesit dhe për t’i futur një sërë dhëmbësh argjendi në gojën e tij, të cilat ai thotë se kushtuan vetëm 5,000 reai brazilian, ose afërsisht 790 £.
Michel pohoi gjithashtu se ai ishte personi i tretë në botë që i hiqej fundi i hundës, në një procedurë që është shumë e rrezikshme dhe për të cilën rreziqet afatgjata shëndetësore janë të panjohura.
Ai gjithashtu ka katër brirë në të dyja anët e kokës dhe disa implante nën lëkurën e ballit.
Michelit iu hoqën veshët, hundën, thithkat dhe gishtin unazor të dorës së majtë dhe më shumë se 80 për qind e trupit të tij është bojë, duke përfshirë edhe kokërdhat e syve. Ai madje hëngri një nga thithkat e tij të amputuara.
Por Michel nuk ka në plan të ndalet dhe shpreson të konkurrojë për titullin e njeriut më të modifikuar në botë.
Ai është i martuar me partneren e tij prej më shumë se 10 vitesh, Carol Praddo, e cila quhet ‘Mulher Demonia’ ose ‘Gruaja Demon’ dhe gjithashtu është shumë e modifikuar.
Gruaja e tij është e specializuar në modifikimet e trupit dhe gjithashtu e ka ndihmuar atë të arrijë pamjen e tij unike.
