Burri vrau 2 fëmijët e më pas veten në Gjermani, flet për herë të parë nëna shqiptare e djemve

0
155

Nëna shqiptare e dy fëmijëve, që u qëlluan për vdekje nga babai i tyre ka folur për herë të parë për mediet gjermane.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fund të dhjetorit të 2021, në Glinde pranë Hamburgut në Schlesëig-Holstein.

Marrja në pyetje ishte e shkurtër dhe do të vazhdojë, tha një zëdhënëse e prokurorisë publike të Lübeck të martën (4 janar).

Fillimisht ajo nuk dha asnjë informacion për përmbajtjen.

Gruaja 38-vjeçare ishte e vetmja që i mbijetoi sulmit të bashkëshortit të saj 44-vjeçar.

Sipas gjetjeve të hetuesve, 44-vjeçari ka vrarë djemtë e tij 11 dhe 13-vjeçarë me nga një të shtënë secilin në orët e vona të mbrëmjes dhe më pas është vetëplagosur për vdekje me armë.

Ndërkohë gruaja u plagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku  vendos përkohësisht në koma artificiale.

Në total, burri kishte shtypur këmbëzën të paktën tetë herë, sipas provave të hetimit mjeko-ligj