Burri vrau gruan dhe më pas veten/ Detaje nga krimi në familje në Vlorë, 40-vjeçarja ishte kthyer për festat e fundvitit në banesë, konfliktet mes çiftit…

0
2

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Orikum në Vlorë. Burri dhunoi gruan për vdekje dhe më pas vrau veten me armë zjarri.

Fqinjët tregonin se çifti Llogora Xhebro dhe Sose Xhebro konfliktoheshin shpeshherë dhe se  para Vitit të Ri gruaja kishte shkuar të jetonte te e ëma në Vlorë.

Por pas kërkesave të vazhdueshme të bashkëshortit, ajo ishte kthyer në banesë që të festonte me fëmijët ndërrimin e viteve

Gjithashtu, banorët shprehen se ka pasur dhe më parë denoncime nga ana e bashkëshortes ku kulmoi me largimin e saj në drejtim të Vlorës. Autori i ngjarjes drejtonte një market në Orikum dhe të dy njiheshin si njerëz të qetë, por shumë banorë ishin në dijeni të konfliktit mes çiftit.