
Butrint Imeri është një ndër djemtë më simpatikë të showbiz-it shqiptar.
Jo rrallë këngëtari është bërë pjesë e thashethemeve rozë, duke u përfolur për lidhjet e tij të dashurisë që është munduar t’i fshehë nga syri i publikut.
Një ndër të cilat ishte edhe ajo me Olta Beqirin, në gjurmët e së cilës ra më herët “Iconstyle.al”.
E teksa zërat lart e poshtë flasin për një lidhje dashurie mes tyre, duket se dyshja e ka lënë të nënkuptohej diçka të tillë nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, ku publikojnë herë pas here pamje nga i njëjti vend.
Së fundmi, burime ekskluzive për “Iconstyle.al” u kanë dhënë fund këtyre dyshimeve dhe kanë bërë të ditur se dyshja janë bashkë.
Duket se ndjenja mes tyre nuk është shuar dhe po e shijojnë në maksimum lidhjen e dashurisë.

