Buxheti, 16.3 miliard lekë për bujqësinë/ Salla: Ndryshon skema e kompesimit të TVSH për fermerët

0
2

Sektori i bujqësisë do të marë një fond prej 16.3 miliardë lekësh për vitin e ardhshëm ose 11,3% më shumë krahasuar me vitin 2025.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla prezantoi në Komisionin  projekbuxhetin për këtë ministri ndërsa theksoi se në fokus do të jetë përmbushja e standarteve në rrugën drejt BE e cila lidhet kryesiht me sigurinë ushqimore

Një risi e projektbuxhetit për këtë vit  është edhe  kompensimi 10% i TVSH-së për shitjet me faturë për çdo fermer me NIPT.

Ndërsa përsa i përket fondeve IPARD ministri I bujqësisë tha se deri në fund të vitit parashikohet të përfundojnë masat korrigjuese për skemën për të nisur më pas negociatat./abcnews.al