Në mbledhjen e përbashkët për Komisionin e Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike, Oerd Bylykbashi i është drejtuar Altin Dumanit me disa kritika kundër task-forcës së SPAK, duke iu referuar edhe disa rasteve konkrete.
Përgjigja e Dumanit:
Ne në zbatim të rekomandimeve kemi krijuar një task-forcë për hetimin e krimit zgjedhorë në të gjitha Shqipërinë. Ajo nuk ka dështuar por ka vend për përmirësim.
Ne kemi marrë seriozisht çdo kallëzim nga partitë apo qytetarët. Janë regjistruar procedimet penale nga ana ligjore.
10 raste janë regjistruar nga Prokuroria e Posaçme. Ne kemi vlerësuar të gjitha referimet e ardhura nga qytetarë dhe institucionet dhe janë regjistruar 44 procedime penale ndërsa në hetim janë 38 procedime.
Nuk janë shifra që përmbushi pritshmëritë tona por nga ana e SPAK janë bërë të gjitha veprimet e nevojshme.
Aktualisht kemi një kryetar bashkie të pandehur për korrupsion aktiv. Kemi edhe një tjetër për korrupsion gjatë zgjedhjeve 2025. Kemi arrestuar edhe disa persona. Ka vend për të bërë më tepër. SPAK ka vetëm 20 prokurorë, s’jemi policia e shtetit, kemi detyrim ligjorë të ushtrojmë ndjekjen penale.
Kemi verifikuar çdo pretendim tuaj në kohë reale edhe në mes të natës. Madje ju edhe keni falënderuar Prokurorin e Posaçëm.
Rasti në Shkodër, Korcë. Ne 20 prokurorë jemi. Unë nuk do doja të kishim asnjë rast korrupsioni në zgjedhje. Jam njësoj i shqetësuar si ju. Qytetarët duhet të votojnë te lirë. Në kaq kapacitet kemi”, deklaroi ai.