“Ça proteste?!”, Rama për tubimin e 12 nëntorit: Rezultati ishte ajo boja që e pastruam brenda natës, as si kam parë sa ishin

0
98

Kryeministri i vendit Edi Rama ka komentuar për herë të parë tubimin e së shtunës ku në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u mblodhën mijëra qytetarë për të protestuar.

“Protestë militantësh, e drejtuar nga një non grata dhe spiuni”-kështu e ka quajtur protestën e 12 nëntorit kreu i qeverisë. Ai tha se nuk e ka parë numrin e protestuesve duke shtuar se rezultati i vetëm i kësaj proteste ishte boja e kuqe në muret e kryemininistrisë që u pastrua brenda natës.

Edi Rama: Do ndërtohet një qytet i ri në zemër të Durrësit dhe të ngresh akuza të tilla në hava është fatkeqësi e madhe kombëtare por e keni bërë zgjedhjen. Ne jemi në anën e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare. Një fakt tjetër rrëqethës, tragjedi është pritur përfaqësuesi i Putinit këtu, një rus real me emër dhe mbiemër, madje është bërë dhe një deklaratë, një muaj më mbrapa i është ngulur thika UÇK-së nga PD. Se rusët nuk paguajnë kot, duhet dhënë një provë. Unë s’hedh fall, është dhe tjetër parti jo vetëm kjo që ka përfituar. Më mirë është të merresh me fantazma serbe?! A nuk është turp, po qe i zoti rrëzoje vetë qeverinë e vendit, sado e keqe të jetë, jo të merresh me një shtet që s’ka dashamirësi ndaj atdheut tënd. Ça proteste po flisni, protestë partish? Një non-gratë dhe një spiun që mbledhin militantët e tyre, mund ta bëjnë sa herë të duan, është protestë për pushtet për të prishur e për të marrë. Rezultati: ca bojë këtu që u deshën punëtorët ta lanin natën, këta bëj pis ne pastro, as i kam parë sa janë, është një çorbë që ka të njëjtin kuzhinier non-grata.