Përfitimet e Çajit të Malit:
· Përkrah sistemin imunitar – Përmban antioksidantë që ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga faktorët e jashtëm.
· Ndihmon tretjen – Lehtëson inflamacionin dhe përmirëson funksionin e stomakut.
· Mbështet shëndetin e zemrës – Studime të ndryshme kanë treguar se çaji i malit ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut.
· Lehtëson ftohjet dhe gripin – Përdoret tradicionalisht për të qetësuar kollën dhe për të ndihmuar në luftën kundër virozave të stinës.
· Rrit energjinë dhe vitalitetin – Është një stimulues natyral që ndihmon trupin të përballojë lodhjen.
· Mbështet sistemin nervor, përmirëson cilësinë e gjumit – Përbërësit e tij ndihmojnë në qetësimin e stresit dhe ankthit.
· Pastron organizmin – Përmban veti diuretike që ndihmojnë në eliminimin e toksinave dhe përmirësojnë funksionin e veshkave.
- “Bimët e maleve tona janë një trashëgimi kombëtare, të cilat duhet të ruhen dhe vlerësohen. Kërkesa e lartë për çajin e malit shqiptar në tregjet ndërkombëtare ka bërë që të rritet rëndësia e kultivimit të qëndrueshëm dhe mbledhjes me kujdes të këtyre bimëve”, shprehet Merja.
Përdorimet praktike në familje të Çajit të Malit
· Çaj antiviral, nxitës i djersitjes: në 1 litër ujë që vlon shtojmë 3-4 fije çaj mali, 2-3 gjethe dafine ose sherebele, 1 lugë gjelle lule bliri, 1 copë xhinxhër ose 1 lugë lule shtogu. Fikim sobën dhe e lëmë enën të mbuluar për 15-20 minuta. Më pas kulloni çajin dhe pini 2-3 gota në ditë çaj të ngrohtë ëmbëlsuar me pak mjaltë dhe lëng limoni.
· Çaj për ndalim diarreje: në një tenxhere përvëlojmë me 1 litër ujë 3-4 fije çaj mali, 1 lugë supe rigon, 1 lugë borzilok, 1 lugë boronicë. Pihen 2-3 gota shoqëruar me mjaltë dhe limon.
· Çaj për qetësimin nervor: në një enë përvëlojmë në 1 litër ujë 3-4 fije çaj mali, 1 lugë gjelle borzilok, 1 dorë bar blete, 1 lugë rozmarinë. Pihen 2-3 gota çaj në ditë.
· Çaj për mbrojtje kardiovaskulare: Në një tenxhere përvëlojmë me 1 litër ujë 3-4 fije çaj mali, 30 kokrra trëndafil të egër, 1 dorë murriz lule, 1 lugë boronicë. Kullojeni pas 20 minutave dhe pini 2-3 gota në ditë ëmbëlsuar me mjaltë dhe pak lëng limoni.


