
I pranishëm në “Festivalin e Sportit”, Estebian Cambiasso u pyet nga gazetarët për mundësin e transferimit të Lionel Messit te Inter.
Legjenda e Argjentinës, u shpreh se realiteti tregon se Messi është ende te Barcelona dhe ai është i motivuar për të luajtur me ta.
Messi-Inter? Unë gjithmonë pres fundin e merkatos për të bërë vlerësimet e mia. Realiteti tregon se Leo është ende në Barcelonë dhe është ende i motivuar për të luajtur me ta. Ne duam të shohim sërish më të mirën nga ai. A është i lumtur? Unë mendoj se po, si gjithmonë “, përfundoi ish-futbollisti i Interit.
© SYRI.net
