Çamçakëzi që përgjum fëmijët në shkollat e Tiranës, policia: Nuk është lëndë psikotrope. Detajet: Fëmija e kishte ngatërruar me ilaçet e …

0
22

Tableta e denoncuar nga mësuesit se vinte në përgjumje nxënësit nuk është e rrezikshme.

Policia përmes një deklarate për mediet ka bërë të ditur se pas analizave ka rezultuar se në përmbajtje ka pasur vitamin E.

Alarmi u dha të premten ku mësuesit paralajmëronin prindërit për gjarkullimin e një lloji çamçakëzi të dyshimtë.

Menjëherë pas kësaj forcat e rendit kanë ushtruar kontrolle pranë institucioneve të arsimit, ku mësohet se një nxënësi në shkollën e yzberishtit iu gjet prej prindërve një tablet e vogël në formën e kokrrës së denoncuar.

Pas kësaj është nisur për tu analizuar në ISHP nëse kishte përmbajtje psikotrope.

“Është arritur në përfundimin që nuk ka prani të ndonjë lënde psikotrope dhe rezulton të ketë në përbërje vitaminë E. Pavarësisht këtij rezultati të nxjerrë, strukturat e Policisë do të vazhdojnë kontrollin dhe monitorimin në të gjitha shkollat”, thuhet në deklaratën për mediet të policisë.

Ndërkaq blutë kanë vijuar edhe me operacionin tempulli dhe masat për të parandaluar shpërndarjen e lëndëve narkotike apo dhe të incidenteve të mundshme brenda perimetrit ku fëmijët mësojnë.

Prej gati një viti janë ndaluar mbi 300 persona.