Çamçakëzi që përgjum fëmijët/ Policia njoftim zyrtar: Po ushtrojmë kontrolle për verifikimin e rastit, u kontaktuan stafet e të gjitha shkollave në Tiranë

0
43

Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht në lidhje me lajmin e publikuar këtë të premte.

Bëhet fjalë për një rast të zbuluar në një shkollë 9-vjeçare në kryeqytet ku një mësuese ka zbuluar një çamçakëz që knsumojnë fëmijët e mitur dhe jep gjendje përgjumje tek ata që e konsumojnë.

Në lidhje me këtë rast, policia thotë se janë kontaktuar drejtorët dhe stafet e të gjitha shkollave në Tiranë, teksa po hetohet dhe verifikohet zbardhja e rastit konkret që u publikua.

Ndërkohë që nëpërmjet njoftimit zyrtar, policia i bën thirrje të gjithë qytetarëve të njoftojnë menjëherë Policinë në rast konstatimi të këtyre substancave.

 

 

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Në lidhje me një lajm të publikuar ditën e sotme, në disa media dhe portale, në të cilin thuhet se në një shkollë në Tiranë, është evidentuar rasti i përdorimit të një çamçakëzi që përgjum fëmijët, ju informojmë se:

Shërbimet e Policisë menjëherë pas publikimit kanë marrë kontakte me drejtuesit dhe stafet pedagogjike të të gjitha shkollave të Tiranës, dhe po ushtrojnë kontrolle për verifikimin e rastit në fjalë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë i bën thirrje të gjithë qytetarëve të njoftojnë menjëherë Policinë në rast konstatimi të këtyre substancave.

Vijon puna për sqarimin e rrethanave të këtij rasti të publikuar.

(BalkanWeb)