Capital T bie pre e grabitjes/ I thyejnë makinën, vjedhin sendin me vlerë

0
141

Reperi i mirënjohur Capital T ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve të tij sociale një ngjarje e pakëndshme që i ka ndodhur së fundmi.

Ai ka bërë me dije se është grabitur nga persona të panjohur, duke i thyer xhamin e makinës e duke i vjedhur sendet personale.

‘Sot është e pamundur të publikohet projekti Pi raki. Prej një pakujdesie, në një moment të caktuar, llaptopi është vjedh, na është thy makina. Uroj shpejt që kemi me hy në icloud me rikthy materialin. Momentalisht e kemi të pamundur. Më vjen shumë keq. Besoj për dy ditë, do lansohet, ose shpejt do ju njoftoj për datën e radhës. Ju kërkoj shumë falje dhe faleminderit shumë për përkrahjen’, është shprehur ai në Instagram.