Capital T: Mos e harroni Reçakun, historia që harrohet përsëritet

0
206

Edhe Capital T kujtoi viktimat e masakrës së reçakut.

 

Është shënuar 22 vjetori i masakrës së Reçakut, në të cilën forcat serbe masakruan 45 kosovarë, shkruan lajmi.net.

Masakra e Reçakut është çdo herë në kujtesën e çdo shqiptari, si një plagë që nuk do të shënohet asnjëherë.

Reperi Capital T, në llogarinë e tij në Instagram ka ndarë një imazh të shkrepur 22 vite më parë në Reçak dhe dërgoi një mesazh domethënës.

“Mos e harroni Reçakun. Historia qe harrohet perseritet”, ka shkruar ai.

Ndryshe, reperi gjatë vitit të kaluar ishte shumë aktiv me projekte të reja muzikore, e njësoj pritet të jetë edhe gjatë 2021-ës. /Lajmi.net/