Një përmbysje e plotë ka ndodhur në çështjen e vrasjes së 20-vjeçares Caroline Crouch në Greqi, ku hetuesit kanë dyshime të arsyeshme të mbështetura mbi prova se nuk ka patur kurrë një grabitje në shtëpinë e çiftit dhe ka qenë bashkëshorti ai i cili ka ekzekutuar brutalisht nënës e fëmijës së tij.
Kontradiktat në të cilat ra piloti
Sipas burimeve të policisë, burri i Caroline fatkeq ra në kontradiktat e mëposhtme:
Ai kishte dëshmuar se ishte i lidhur në një shtyllë, ndërsa u zbulua se ai ishte i lidhur në një pozicion fetal.
Ai dëshmoi se i ra të fikët, por hetimi provoi se ai po përdorte celularin e tij.
Ai e mbylli dhe e zhbllokoi celularin disa herë, ndërsa supozohej të ishte pa ndjenja dhe i lidhur me një shtyllë.
Kamera në katin përdhes regjistroi në mesnatën e 11 majit, 32-vjeçarin me fëmijën në krahë. Në orën 1:19 të mëngjesit kamera në katin e parë u ndërpre përgjithmonë. Grabitësit erdhën shumë më vonë sipas asaj që ka dëshmuar vetë piloti.
Caroline donte të largohej nga shtëpia me fëmijën
Ka gjithashtu informacione se Caroline kohët e fundit donte të largohej nga shtëpia me fëmijën dhe po kërkonte të gjente një hotel për të qëndruar. Në fakt, nga sms-të që kanë shkëmbyer, duket se çifti kishte fërkime. Informacioni thotë se edhe natën e vrasjes, duket se ata ishin grindur me viktimën që ishte në papafingo dhe pilotin në katin përdhes.
Fax web