Shqiptarja 45 vjeçare Lubajna Gjecaj e arrestuar sot në Tiranë me qëllim ekstradimin në Itali është personazhi kyç në dosjen hetimore te operacionit “Martesa” ekzekutuar më 1 korrik të 2015 nga antiterrori italian, i cili zbardhi një celulë terroriste me lidhje familjare italo-shqiptare me bazë në Itali.
Martesa e organizuar nga ajo e nga e cila mori emrin dhe ky operacioni ishte nyja që lidhi familjet shqitpare e italiane në aktivitetin terroristë pro xhihadistë.
Në dosjen shumëfaqëshe të operacionit Martesa thuhet se cifit Gjecaj, Dritan e Lubjana Gejcaj rezidentë në komunën e Trevilio në provincën e Bergamos. kanë ndihmuar nga ana praktike dhe ekonomike shquptarin Aldo Kobuzin dhe bashkëshorten e tij italiane Maria Giulia Sergio për tu larguar nga Italia drejt Sirisë.
Pikërisht në komunën e vendbanimit të tyre në Pikërisht në qytezën e Trevilios regjistrohet më vitin 2014 martesa mes shqiptarit Aldo Kobuzi e italianes Maria Giulia Sergio, konvertuar në islam si Fatima az Zahra.
Materiali hetimor vërteton se cifti Gjecaj jo vetëm u ka ofruar shtëpinë si bazë qëndrimi për Aldo Kobuzin e Maria Giulia Sergio, por dhe ka paguar biletat e tyre të avionit për të udhëtuar nga aeroporti i Fiumicinos në Romë drejt Turqisë e më pas në Siri.
Të mërkurën në mëngjes, ndërsa në Itali e Shqipëri ekzekutohet urdhëri i arrestimeve për anëtarët e celulës terroriste, apartamenti i Ljubjana Gjecaj e Dritan Gjecaj është kontrolluar imtësisht nga policia italiane.
Dosja hetimore vërteton se Lubjana Gjecaj e Maria Giulia Sergio njihen në gusht të vitit 2014, në xhaminë e qytezës San Paolo d’Argon, në provincën e Bergamos gjatë panairit të librit islamik “M’arid al Kitab”.
Pak ditë më vonë mbërrin në Itali, tek të afërmit e tij në provincën e Grosetos, shqiptari Aldo Kobuzi.
Më 17 shtator 2014 në komunën e Trevilios nënshkruhet martesa mes Maria Giulia Sergio e Aldo Kobuzit e të gjithë familjarërt e dhëndërit mikpriten në shtëpinë e Lubjana Gjecaj e Dritan Gjecaj.
Katër ditë më pas më 21 shtator 2014 me bileta të paguara nga cifti Gjecaj, Aldo Kobuzi e bashkëshortja e tij italiane nisen nga Roma drejt Turqisë, për të mbërritur më pas në Siri.
Ndërkohë dokumentacioni administrativ në komunën e Trevilios vërteton se cifit Gjecaj më vitin 2011 është ndihmuar ekonomikisht nga kjo komunë, fakt që ka shkaktuar polemika në grupimin politik të Lidhjes së Veriu, influenca e së cilës është mjaft e fortë në këtë territor.
Shtetasja shqiptare Lubjana Gjecaj dënohet me 3 vjet burg nga Gjykata e Milano nën akuzën e terrorizmit ndërkombëtar e përpahjes së propagandës xhihadiste . Prokuroria italiane kishte kërkuar 2 vjet e 4 muaj heqje lirie.
Bashkëshorti i saj Dritan Gjecaj, lihet në gjëndje të lirë. Prokuroria italiane kishte kërkuar ndaj tij dënimin me 2 vjet e 6 muaj burg.
ora news