Cërrik: 27 vjeçari dyshohet se aktivizoi kapsollin e granatës që mbante në dorë

0
357

Ora News mëson detaje të reja për 27-vjeçarin Erion rexhepi, i cili humbi jetën në cërrik ditën e sotme, rreth orës 12:15.

Mësohet se Erion Rexhepi i përket komunitetit Rom në zonën e Cërrikut. Rexhepi, mblidhte hekura e sende të ndryshme metalike, nëpër kazanët e plehrave dhe në shtëpi të ndryshme të zonës.

Personat e fundit që e kishin parë viktimën, i kanë thënë policisë së Cërrikut se Rexhepi kishte gjetur një granatë dhe e mbante në dorë.

Paraprakisht, lënda shpërthyese që besohet se i ka marrë jetën 27-vjeçarit, dyshohet se është një granatë dore, raporton Ora News.

Të riut i ka plasur në dorë, pasi ka shumë mundësi të ketë aktivizuar kapsollin.

27-vjeçari ka ndërruar jetë në vend. Ndërsa për të zbardhur dinamikën se si ka ndodhur plotësisht ngjarja, janë sekuestruar disa kamera të një karburanti, ku dhe ka kaluar i riu që besohet se mbante në dorë dhe grantën.