Një aksident automobilistik është regjistruar pranë spitalit në Cërrik.
Mësohet se dy makina tip “Ford Fiesta” janë përplasur mes tyre, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesit e mjeteve. Sipas informacioneve paraprake të dy personat kanë marrë fraktura në kokë e trup.
Ata janë dërguar menjëherë drejt spitalit rajonal dhe po marrin mjekimin e nevojshëm.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e plotë të saj.
Elbasani Flash