Cërrik/ Dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme, hetohet një 49-vjeçar

0
203

 Një 49-vjeçar në fshatin Gostimë të Cërrikut po hetohet në gjendje të lirë pasi dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme.

Qytetari me iniciale K.B., dyshohet se ka ndezur disa vatra zjarri në fshatin Shtërrmen e si pasojë është djegur një sipërfaqe pylli si dhe disa pemë frutore në pronësi të shtetasit Sh.B.

“U procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërim i pronës me zjarrë”, shtetasi: K.B., 49 vjeç, banues në fshatin Gostimë, Cërrik,  pasi në pyllin e fshatit Shtërrmen, Cërrik në mënyrë të qëllimshëm ka ndezuar disa vatra zjarri dhe për pasojë është djegur një pjesë e pyllit dhe disa pemë frutore në pronësi të shtetasit Sh.B.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme