Pallati numër 7 në bashkinë Cërrik cdo ditë rrezikon jetën e banorëve. Janë këta të fundit që kanë ngritur shqetësimin se për shkak të degradimit të fasadës, herë pas herë nga godina shkëputen pjesë betoni, duke lënë edhe banorë të lënduar. Ata i bëjnë thirrje drejtuesve të bashkisë të marrin masa për restaurimin e pallatit
Banorët e pallatit 7 në lagjen numër 1 të Bashkisë Cërrik cdo ditë ndihen të rrezikuar për shkak të degradimit të fasadës së godinës. Banorët shprehen se qëkur është ndërtuar, ky pallat nuk ka njohur asnjë investim, pavarësisht premtimeve të vazhdueshme nga ana e drejtuesve të bashkisë.
Sipas banorëve, herë pas here bien pjese te suvatimit por dhe beton, duke rrezikuar jetën e tyre
Te shumta kane qene rastet kur banoret e pallatit kane perfunduar ne spital pasi tullat e pjese nga struktura u kane rene ne koke por askush nuk mban pergjegjesi.Ne te njejten kohe ata shprehen se lageshtia po u demton pjesen e brendeshme te banesave.
Banoret apelojne qe instancat perkatese tu vijne ne ndihme duke restauruar sa me pare pallatin e te permiresojne infrastrukturen e rruges para tij.


