Cerrik, fermerët e Qyrkanit drejt falimentit: Shitja e prodhimeve nuk mbulon as kostot

0
2

Fermerët e Qarkut të Elbasanit po përballen me bllokim të shitjes së produkteve të tyre për shkak të pesticideve të përdorura

Fermerët e Qarkut të Elbasanit po përballen me bllokimin e shitjes së produkteve të tyre për shkak të pesticideve të përdorura, të cilat tregtohen në vendin tonë. Bujqit e zonës së Qyrkanit në Cerrik shprehen se kjo situatë i ka çuar ata drejt falimentimit dhe, si pasojë, edhe në rrënimin e ekonomisë familjare.

Fermerët në zonën e Qyrkanit të Bashkisë Cerrik janë drejt falimentimit për shkak të mbylljes së rrugëve të eksportit. Ata thonë se kjo ka ndodhur për shkak të përdorimit të pesticideve nga prodhuesit e mëdhenj dhe kimikateve të pakontrolluara, të cilat tregtohen në vendin tonë.

Një tjetër problematikë për bujqit e zonës së Cerrikut është çmimi i ulët i shitjes së produkteve të tyre.

Fermerët e Qyrkanit thonë se po përballen me vështirësi të shumta për shkak të kostove të larta dhe mungesës së mbështetjes nga ana e shtetit. Ata pohojnë se kanë bërë kërkesa të vazhdueshme, por ato kanë hasur në vesh të shurdhër. Si zgjidhje të vetme, shumë fermerë të rinj shikojnë largimin drejt emigrimit.

© SYRI.net