
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. Z., 28 vjeç, banues në Cërrik, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) një person.
I plagosuri është shtetasi E. Xh., 34 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit R. Sh., 56 vjeç dhe L. P.,65 vjeç, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Gjithashtu, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit L. P., 24 vjeç dhe E. K., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, këtyre dy shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi të vogla lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
