Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen E. P., pasi ka kryer punime ndërtimi në një objekt në pronësi të saj, pa leje nga organet kompetente.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. B., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Cërrik/Më datë 29.10.2025, ka kallëzuar shtetasja S. R., 50 vjeçe, se më datë 27.10.2025, është larguar nga banesa, motra e saj, shtetasja M. M., 46 vjeçe. Sipas deklarimeve të familjarëve, 46-vjeçarja vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


