Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Y. Xh., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 26-vjeçar, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen D. L., 38 vjeçe,pasi dyshohet se gjatë punimeve për riparimin e magazinës së saj, është dëmtuar muri i marketit të shtetasit R. D., 54 vjeç.
Cërrik/Dje, ka kallëzuar shtetasja B. L., 50 vjeçe, se më datë 01.09.2025, ka humbur kontaktet me bashkëjetuesin e saj, shtetasin G. S., 50 vjeç, i cili nuk është kthyer në banesë, pas punës. Po punohet për gjetjen e 50-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.