Cërrik/ Infektohet me Covid-19 kryebashkiaku Andis Salla

0
373

Infektohet me Covid 19 kryetari i Bashkisë së Cerrikut Andis Salla. Lajmin e ka bërë të ditur vete ai permes një postimi në rrjetet sociale.

Të nderuar banorë të Bashkisë Cërrik!
Të dashur miq, të gjithë bashkë tashmë jemi duke jetuar ditë të pazakonta sociale e shëndetësore. Prej disa ditësh tashmë edhe unë ndodhem i vetë-karantinuar si pasojë e prekjes nga COVID-19. Falë zotit ??dhe falë kujdesit mjekësor, jam duke e kaluar lehtë këtë sfidë shëndetësore.
Duke uruar në mirëkuptimin tuaj , do ju lutesha të respektojmë protokollet e sigurisë, #VendosMaskën ?
#RuajDistancën ↔️
#ShmangGrumbullimet
#KujdesuPërVeten ??
#Vaksinohu?

Bashkë do ja dalim, duhet vetëm durim dhe kujdes.

ELBASANI FLASH