Për shkak të mungesës së transportit një grup banorësh nga fshati Mollas I bashkisë së Cerrikut janë duke rrezikuar jetën, pasi prej disa ditësh nuk kanë mundësi të udhetojnë drejtë spitalit të Elbasanit për të marrë shërbimin e Dializës.
Mjeti I cili I transportonte më parë, I ishte ofruar nga një shoqatë bamirësie në Elbasan por tashmë edhe ata I kanë kërkuar që pacientët të pagujanë për këtë transport gjë që sipas tyre është e papërballueshme pasi kushton shumë dhe me kempin që ata përfitojnë nuk I mbulojnë dot shpënzimet .
Ata janë të detyruar që të marrin shërbimin e dializes 3 herë në javë por për shkak të mungesës së transportit nuk kanë shkuar duke bërë që gjendja e tyre të rëndohet.
Prej më shumë se dy javësh këta pacientë janë duke trokitur në çdo derë në institucionet vendore por deri më tani asnjë zgjidhje.
Elbasaniflash.al kontaktoi me bashkinë e Cerrikut për këtë problem dhe përgjigja ishtë që nuk është kompetencë e kësaj bashkie por e Drejtorisë së Kujdesit Shëndetësore Parësor në Elbasan . Elbasaniflash.al po ashtu kontaktoi këtë drejtori e cila ia kaloi sërisht “topin” bashkisë së Cerrikut ,sipas të cilës është bashkia ajo e cila duhet të liçensojë një automjet për këta pacientë.
Ky ngerç mes këtyre dy institucioneve është duke bërë që këta pacientë të humbasin kohë të vyer dhe të rrezikojnë shëndetin e tyre .
Elbasaniflash.al