Policia e Cerrikut ka vënë në pranga një 48 –vjeçar pasi për motive të dobta ka goditur me sende të forta një tjetër person duke I shkaktuar plagë të rënda. Pas marrjes së ndihmë së parë shtetasi me inicialet F.XH ndodhet jashte rrezikut për jetën.
Deklarata e plotë e policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” shtetasin: P.I., 48 vjeç, banues në fshatin Gostimë, Cërrik , pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin F.Xh., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale./elbasaniflash.al