Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: N.R., 38 vjeç, banues në Cërrik, pasi dyshohet se i ka dhënë shtetasit A.G., ( i cili është proceduar penalisht në gjendje të lirë), një kartmonedhë të prerjes 2.000 lekëshe e dyshuar si e falsifikuar dhe ky shtetas ka shkuar në market për të blerë dhe gjatë kontrolli të ushtruar në banesën e shtetasit N.R.
Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4 doza kanabis dhe 1 dozë kokainë.
Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale./elbasaniflash.al