Çështja “Gërdeci”, Aldo Bumçi përfundon në SPAK

0
94

Këtë te hënë është paraqitur pranë SPAK Aldo Bumçi. Ai ështe  paraqitur, pranë struktrës antikorrupsion rreth orës 9:30, për të dëshmuar lidhur me çështjen e Gërdecit.

Sipas burimeve ai do pyetet si person që ka dijeni. Ish-ministri demokrat ishte paraqitur më herët vetem ne prokurori.

Për çështjen “Gërdeci” hetimet u rihapen pas kërkesës së prokurorisë për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu. SPAK rinisi hetimet pas vendimit të Apelit të GJKKO për të rihapur çështjen.

Mediu deklaroi pas rihapjes së hetimeve se “uk është shkaktar i pasojave dhe se është hetuar dhe gjykuar njëherë për këtë çështje.”

Shpërthimi  i fuqishëm në një “fabrikë” për demontimin e armëvenë vitin 2008, shkaktoi 26 viktima, mes të cilëve dhe fëmijë, ndërsa afro 250 të tjerë mbetën të plagosur.

/abcnews.al