“Çështja më e rëndë e drejtësisë belge”/ Gjykata urdhëron 49 arrestime nga përgjimet e Sky Ecc, konfiskohen 65 milionë euro

0
81

Gjykata penale e Brukselit dënoi 119 persona të martën si pjesë e gjyqit Encro, një nga rastet më të mëdha të drogës në Belgjikë, me dënime deri në 17 vjet burg dhe konfiskime masive.

Në atë që mediat e huaja e cilësojnë si çështjen më të rëndë të drejtësisë belge, Gjykata Penale e Brukselit dha 119 dënime të martën pas 16 muajsh zvarritje.

Gjyqi Encro ka të bëjë me një organizatë të madhe kriminale të çmontuar falë goditjes së policisë së shërbimeve të mesazheve të koduara Encrochat në 2020 dhe Sky ECC 2021. 124 të pandehur dhe katër kompani u gjykuan në atë që përbën një nga gjyqet kriminale më të mëdha të organizuara ndonjëherë në Belgjikë.

115 persona u shpallën fajtorë për akuza të ndryshme, nga pjesëmarrja në një organizatë kriminale, trafik droge dhe armësh e deri te tentativa për zhvatje e deri tek rrëmbimi. Dënimet e përcaktuara me burg variojnë nga 14 muaj deri në 17 vjet.

Në total, gjykata penale e Brukselit dha rreth 700 vjet burgim dhe urdhëroi konfiskimin e rreth 65 milionë eurove.

Gjykata ka urdhëruar përfundimisht 49 arrestime të menjëhershme nga 58 të kërkuara nga prokurori.

Konfiskimet janë pasuri të nxjerra nga trafikantët kur shesin kokainë dhe kanabis në Evropë, por këto fitime shpesh janë riinvestuar në pasuri të paluajtshme, veçanërisht jashtë vendit.

 

Top Channel