Vendimi për sekuestrimin e vilave të Monika Kryemadhit do të mbahet ditën e nesërme në orën 11:00.Deputetja Monika Kryemadhi, teksa u paraqit në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për të zbatuar masën “detyrim paraqitje” në fillim të dhjetorit, gjithashtu dorëzoi ankimimin për sekuestrimin e dy vilave në Tiranë.
“Dorëzova ankimimin për sekuestrot e banesave ku jetojmë unë dhe mamaja bashkë. Ka një procedurë shumë qesharake dhe metodologjia që është ndjekur ka qenë jo pa qëllim. Dhjetë policë te dera e shtëpisë të martën që kishim gjyqin në Apel, pesë minuta para se të hynim në gjyq.
Ishte e koordinuar për të krijuar këto presionet provinciale dhe bolshevike. Me atë ccfarë pamë, është me të vërtetë shumë qesharake, jo profesionale, por është një procedure që unë jam e detyruar ta ndjek hap pas hapi për të ecur përpara dhe për të vazhduar në të gjitha procedurat e tjera ligjore që na takojnë.”, u shpreh deputetja”, ka deklaruar ajo më parë.
Gjatë ditës së sotme ajo deklaroi se çështja do të shkojë në Strasburg.