Çfarë Është Agjërimi me Ndërprerje? Këshillat që Ju Duhen për ta Ndjekur

0
142

Është kthyer ne një trend regjimi/diete ushqimore në dekadën e fundit.

Agjërimi me ndërprerje është një model i të ushqyerit ku ndalohet konsumi i kalorive për një periudhë që mund të zgjasi nga 12 deri në 40 orë.

Për fillestarët, metoda 16/8: Ku fasha orare që mund të konsumoni ushqim zgjat vetëm 8 orë dhe per 16 orët e ardhshme nuk konsumoni ushqim.

Gjatë orëve të agjërimit ju mund të konsumoni pije pa kalori si: uji, kafja apo caji (pa sheqer).

Fashën orare të të ngrënit mund ta reduktoni me kalimin e kohës deri në 6 orë, gjithmonë sipas dëshirës nëse është e përballueshme nga trupi juaj.

KUJDES!

Kjo dietë nuk është për të gjithë, pavarësisht se konsiderohet e sigurtë. Është mirë që të dini këto gjëra para se ta filloni atë:

Kufizimi i kalorive ditore për një periudhë të caktuar mund të jetë i rrezikshëm për:

  • Fëmijët dhe adoleshentët
  • Grate shtatëzëna dhe dhënien e gjirit
  • Diabetikët
  • Personat që marrin medikamente të caktuara
  • Personat me një historik të ushqyerjes së çrregullt
  • Nëse dëshironi të nisni këtë dietë, konsultohuni me një mjek ekspert të besuar, që të keni një tranzicion të sigurtë.
  • Të mirat dhe të këqiat që kjo dietë mund të sjellë

Të mirat:

Mund të ndihmojë në rënien në peshë dhe të nxisi metabolizmin, pëpërmjet deficitit kalorik dhe duke vepruar si rregullator i urisë dhe ndjesisë së ngopjes.

  • Ul presionin e gjakut
  • Rregullon nivelet e sheqerit në gjak
  • Riparimi i qelizave të dëmtuara
  • Mbron shëndetin e trurit
  • Përmirëson stilin e jetesës, pa ju nadaluar të hiqni dorë nga të gjitha ushqimet me kalori të tepërta, por duke balancuar mënyrën dhe oraret e të ushqyerit.

Funksionon shumë mirë me një dietë me ushqime të plota, pasi fokusi është tek “kur” dhe jo “çfarë” ushqim konsumoni.

Të këqiat

Mund të jetë ne drejtim të kundërt me intuitën tuaj, në rastet kur ju nuk keni një regjim ushqimor por bazoheni vetëm tek intuita që ju tregon se kur jeni të uritur

Do ndiheni të uritur, gjë e cila mund t’ju frustrojë derisa të mësoheni dhe të kuptoni se do ndiheni më pak të uritur

Efektet negative mund të ndikojnë në humorin tuaj, mund të përjetoni dhimbje kokë, kapsllëk, këputje, probleme me gjumin, anth, etj., megjithëatë ndjesia e urisë sjell paqëndrueshmëri të gjëndjes emociolale.

Nëse i jepni vetes suaj kohë të përshtateni, agjërimi me ndërprerje mund t’ju bëjë të ndiheni të arrirë dhe krenar!