Shqipëria po merr disa goditje ende pa zbritur në fushë.
Siç mësohet, edhe Klaus Gjasula ka rezultuar me Covid-19 në testet e zhvilluara mes lojtarëve dhe stafit të kombëtares.
Mesfushori me shumë gjasa humbet kështu sfidën e sotme, finalen e madhe ndaj Polonisë duke u bërë mungesa e pestë për trajnerin Reja.
Gjimshiti e Balaj të dëmtuar dhe Cikalleshi me Hoxhallarin me Covid, dhe duket se ishte ky i fundit, mbrojtësi i Tiranës që rezultoi i pari me Covid, bashkë me fizioterapistin Voci, ata që shpërthyen edhe vatrën me koronavirus nê grumbullim.
Siç është mësuar, Gjasula ishte shok dhome në grumbullim me Cikalleshin i cili rezultoi pozitiv me Covid dhe vetëm një mrekulli mund ta kthejë në fushë pasi po pret përgjigjen e një tamponi përpara sfidës me Poloninë.
Nëse përgjigja do të jetë negative atëherë Gjasula do të kompletojë repartin e mesfushës e nëse jo, Reja do të mendojë për një plan B.
Në fakt i ka ndodhur të gjithë ekipeve të tjera të mëdha por problemi ynë është te mungesa e alternativave dhe stoli që tashmë është pothuajse përgjysmuar në një mbrëmje kaq të rëndësishme. Mëkat i madh por gjithmonë Forca Shqipëria!/Ora News/