Çfarë i Ndodh Trupit Nëse Konsumoni Shalqi

0
361

Në ditët e nxehta të verës frutat duke se janë zgjidhja e përkryer për të përballuar vapën e madhe.

Të pasura me ujë frutat janë të pazëvendësueshme për një organizëm të shëndetshëm.

Në veçanti shalqini pasi përbëhet nga 92% ujë dhe njësoj si kastraveci konsiderohet një ndër më hidratuesit për trupin.

Është një burim i mirë vitamine A, B6, C, kaliumi dhe liktopenesh që janë një dhuratë e vërtetë dhe e shëndetshme për organizmin tuaj.

Gjithsesi konsumimi i tepërt i këtij fruti mund të kthehet në një problem të vërtetë me efkete të bezdisshme anësore.

Shkakton diarre

Duke qenë se është një burim i madh uji dhe fibrash mund të shkaktojë probleme me tretjen dhe stomakun.

Ndaj konsumimi i tepërt i tij mund të shkaktojë diare, gazra dhe probleme me stomakun.

Ngre sheqerin në gjak

Shalqini është ndër frutat e pakta që nuk rekomandohet për diabetikët pasi ngre nivelet e sheqerit në gjak.

Megjithëse është një frut plot vitamina dhe i shëndetshëm duhet bërë kujdes me konsumimin e tij në përditshmëri.

Dëmton mëlçinë

Për personat që konsumojnë sasi të mëdha alkooli shalqini është një frut që nuk rekomandohet.

 

Kjo pasi shalqini përmban sasi të mëdha liktopenesh të cilat nëse veprojnë me alkoolin në trup mun dtë dëmtojnë mëlçinë.

Hidtratim i tepërt i trupit

Megjithëse hidtraimi njihet si nga armët më të forta për organizëm të shëndetshëm edhe mbi hidratimi i tij mund të jetë problem.

Shalqini duke qenë i pasur me ujë përshpejton procesin e tretjes dhe nxjerrjes jashtë të toksinave.

Nëse ju merrni më shumë ujë nga sa trupi ka nevojë shumë minerale dhe vitamina mund të dalin jashtë duke e lënë trupin pa energji.

Kjo mund të shkaktojë këmbë të fryra, lodhje, probleme me veshkat dhe sasi të ulëta të kripës në trup.

Probleme kardiovaskulare

Shalqini është një burim i mirë kaliumi që është një nutrient shumë i rëndësishëm për trupin.

Gjithsesi konsumimi më shumë nga sa duhet i kësaj vitamine mund të shkaktojë probleme kardiovaskulare siç janë rrahjet e çrregullta të zemrës, puls të dobët ose të lartë.

Ndaj mundohuni të mos konsumoni sasi të mëdha të këtij frui çdo ditë në mënyrë që të mbani problemet larg.

Gjithnjë konsumoni një përzierje me të paktën tre fruta së bashku në mënyrë që të përfitoni një numër të madh vitaminash dhe mineralesh./AgroWeb.org