Çfarë ka ndodhur gjatë 24 orëve në Elbasan?

0
2

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin Narkotikëve ekzekutuan urdhrin e Prokurorit, për ndalimin e shtetasit I. K., 66 vjeç, banues në Elbasan (i cili ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”), pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me vendimin e datës 16.04.2025, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 2 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. M., 46 vjeç, pasi ka goditur me grushte shtetasin Sh. M., 60 vjeç, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., 37 vjeç, pasi për të ka kallëzuar një 57-vjeçar, se shtetasi E. D., në shërbimin funeral, nuk i ka dorëzuar familjarëve sendet e personale të viktimës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-M. Xh., 58 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja që udhëtonte me të, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën;
-H. K., 18 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.