Çfarë ka ndodhur gjatë natës në Elbasan

0
2

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 38 vjeç, banues në Bradashesh, i dënuar më parë për vjedhje, pasi gjatë natës, u kap duke vjedhur në një magazinë, në fshatin Bradashesh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-Sh. M., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
-B. D., 56 vjeç, pasi në fshatin Papër, duke drejtuar mjetin tip zetor pa leje drejtimi, ka aksidentuar lehtë shtetasit Xh. S., V. H., dhe F. V. (këmbësorë).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-H. S., pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, në tejkalim të lejes së dhënë nga organet kompetente.
-K. Gj., 53 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-M. N., 49 vjeç, pasi ka kanosur dhe ofenduar me fjalë shtetasin L. M., 67 vjeç, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.