Çfarë ka ndodhur në Elbasan gjatë 24 orëve?

0
2

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit:

-S. Gj., 39 vjeç, banues në fshatin Pajovë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, me automjetin që drejtonte ka aksidentuar shtetasen B. B., 63 vjeçe, këmbësore, e cila është në kujdesin e mjekëve;

-E. B., 38 vjeç, banues në Cërrik, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Tomorr Domi”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. C., 26 vjeç, me pasojë vetëm dëme materiale.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin B. K., 40 vjeç, pasi nga verfikimet e kryera në klinikën e tij dentare, rezultoi se fshihte të ardhurat e përfituara. Vijon puna për kapjen e 40-vjeçarit.

Komisariati i Policisë Cërrik referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-Sh. R., 24 vjeç, pasi ka kallëzuar një 82-vjeçar se shtetasi Sh. R. (në gjendje të dehur), e ka kanosur atë me fjalë dhe e ka goditur me grushte;

-K. T., 61 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka kallëzuar punonjësi i Kadastrës, shtetasi Sh. L., se 61-vjeçari ka zaptuar një sipërfaqe toke, pronë shtetërore, në njësinë administrative Shales.

Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen A. K., 46 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj 14 vjeçe.

Komisariati i Policisë Gramsh referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. M., 23 vjeç, pasi ka kallëzuar administratori i njësisë administrative Tunjë, se 23-vjeçari ka dëmtuar një objekt të vjetër në pronësi të bashkisë. Gjithashtu, ky shtetas ka kryer punime ndërtimi të paligjshme në një objekt tjetër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.