Çfarë ka ndodhur në Elbasan gjatë 24 orëve

0
2

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. K., 31 vjeç, pasi në automjetin e tij u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. L., 21 vjeç dhe M. B., 32 vjeç, pasi u konfliktuan fizikisht për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V. D., 44 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Po ashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. D., 38 vjeç, pasi për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me automjet shtetasin O. K., 47 vjeç, i cili ndodhej në trotuar dhe më pas u konfliktuan fizikisht. Pas konfliktit, 38-vjeçari është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Shtetasi O. K. është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e konfliktit u gjet dhe u sekuestrua automjeti i shtetasit E. D.; brenda tij, gjatë kontrollit, u sekuestruan 1 thikë, 1 kosore me bisht metalik, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 1 celular. Po punohet për kapjen e shtetasit E. D.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.