Çfarë ka ndodhur në Elbasan gjatë 24 orëve? Policia jep detaje

0
3

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit R. L., 25 vjeç dhe F. H., 35 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. M., 61 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh shpallën në kërkim shtetasin E. M., 32 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është larguar nga banesa.
Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj e 27 ditë burgim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Po punohet për kapjen e 32-vjeçarit.

Prrenjas/Më datë 14.03.2026, rreth orës 04:00, është djegur automjeti në pronësi të shtetasit L. T., i cili ndodhej i parkuar. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

GEAR Sh.p.k