Çfarë ka ndodhur në Elbasan gjatë fundjavës

0
2

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një 35-vjeçareje, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Elbasan ndaluan me iniciativë shtetasin U. B., 37 vjeç, banues në Tiranë, avokat, pasi gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit, ka kanosur prokurorin e çështjes dhe oficerët e policisë gjyqësore, për shkak të detyrës së tyre funksionale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

M. Ll., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë;

K. A., 32 vjeç, dhe A. D., 37 vjeç, pasi posedonin sasi të vogla lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

E. M., 27 vjeç, pasi ka kanosur me fjalë një shtetase në ambientin e punës së saj dhe ka dëmtuar monitorin, për motive të dobëta;

E. T., 47 vjeç, pasi në kompaninë që ai administron është dëmtuar shtetasi N. K., 59 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. F., 58 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 30-vjeçar, për motive të dobëta.

Dje, është dërguar për ndihmë mjekësore në spital shtetasja Xh. D., 61 vjeçe, e cila dyshohet se, në kushte të rënduara psikologjike, ka konsumuar fotoksinë. 61-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.