Çfarë ka ndodhur në qarkun Elbasan gjatë 24 orëve?

0
3

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 51 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. B., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-B. H., 32 vjeç, F. B., 46 vjeç dhe K. Rr., 26 vjeçe, pasi ditën e djeshme, gjatë zhvillimit të ndeshjes KF Turbina U16 – TR 19 Akademi, kanë hyrë në fushë duke sharë dhe ofenduar arbitrin, si pasojë e të cilës loja është ndërprerë;
-R. K., 43 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Liqeni i Rramanit”, Belsh, dyshohet se ka prerë lëndë drusore në mënyrë të kundërligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. T., 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi përfaqësuesi ligjor i kompanisë së shitjes së produkteve ushqimore, shtetasi B. F., ka kallëzuar se 41-vjeçari, gjatë muajit dhjetor 2025, ka vjedhur një shumë parash gjatë kohës që punonte si agjent shitjeje në këtë kompani.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Librazhd/Informacion paraprak

Në spitalin e Librazhdit është dërguar për mjekim shtetasja S. B., 55 vjeçe, banuese në fshatin Letëm, njësia administrative Lunik, e cila dyshohet se, në kushte të rënduara psikologjike, ka tentuar të vetëvritet me mjet prerës.

Kjo shtetase ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.