Falë kafshëve shtëpiake, shëndeti ynë fizik mund të përmirësohet ndjeshëm. Mbajtja e një kafshe shtëpiake dhe kalimi i kohës me to mund të ketë një ndikim të madh në jetën e njerëzve.
“Bright Side” iu referohet disa kërkimeve që tregojnë se si kafshët shtëpiake mund të kenë një ndikim domethënës dhe pozitiv në jetën tuaj, shkruan abcnews.al.
Kafshët shtëpiake ndihmojnë në tensionin e gjakut.
Njerëzit që mbajnë kafshë shtëpiake mund të kenë tension normal të gjakut dhe një zemër më të shëndetshme. Në fakt, shkencëtarët testuan mijëra njerëz dhe zbuluan se mbajtja e kafshëve shtëpiake ndihmon në përmirësimin qarkullimit të gjakut.
Qentë kanë ndikim në nivelin e kolesterolit.
Shumë njerëz kanë patur përfitime në nivelin total të kolesterolit, si burrat që zotërojnë qen, për shembull. Për më tepër, të rriturit 60 vjeç ose më të vjetër kanë trigliceride dukshëm më të ulëta në krahasim me ata që nuk kanë kafshë shtëpiake.
Rrisin aktivitetin fizik
Ndërsa të gjitha kafshët shtëpiake luajnë një rol të rëndësishëm në aktivitetin tonë fizik, qentë qëndrojnë në vendin e parë. Në fakt, më shumë se gjysma e njerëzve që kanë qen kanë më shumë të ngjarë të arrijnë nivelin e rekomanduar të aktivitetit ditor.
Kafshët shtëpiake na ndihmojnë të krijojmë miqësi të reja.
Kafshët shtëpiake si lepujt, macet dhe qentë kanë një ndikim të rëndësishëm në jetën tonë shoqërore. Për më tepër, njerëzit që mbajnë një qen, kanë të ngjarë të takohen dhe të bisedojnë me fqinjët e tyre.
Kafshët shtëpiake ndihmojnë fëmijët me vetëvlerësim të ulët.
Fëmijët që rriten me kafshë shtëpiake kanë më pak të ngjarë të kenë vetëvlerësim të ulët. Kafshët shtëpiake madje ndihmojnë për të përballuar ndjenjat e vetmisë, dhe në disa raste ankthin dhe depresionin në një moshë të re. /abcnews.al/