16 C
Elbasan
Ballina KRONIKË Çfarë ndodhi në Bulqizë? Vritet 22-vjeçari, policia shoqëron shokun

Çfarë ndodhi në Bulqizë? Vritet 22-vjeçari, policia shoqëron shokun

0
248

Një 22-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në qytetine Bulqizës.

I riu, i identifikuar si Elidon Basha, kishte mbërritur në spitalin e qytetit pa shenja jete.

Dyshohet se viktima është vrarë aksidentalisht me një armë gjahu. Për këtë arsye Policia ka shoqëruar shokun e tij, 27-vjeçarin Klodian Kola, raporton Ora News.

Njoftimi i Policisë

Dyshohet se e plagosi me armë gjahu aksidentalisht shokun e tij, i cili humbi jetën, shoqërohet në Polici 27-vjeçari.

Rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, në një kodër të fshatit Fushë Bulqizë, shtetasi K. K., së bashku me shtetasin E. B., në rrugën Fushë Bulqizë – Kodër Dane, dyshohet se kanë qenë duke gjuajtur me armë gjahu çifte.

Dyshohet se nga pakujdesia shtetasi K. K. ka plagosur shokun e vet, shtetasin E. B., 22 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Tiranës.

Menjëherë pas njoftimit të marrë u ngrit grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Falë veprimeve të para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e gjahut, një elektrik dore, motomjeti me të cilin këta shtetas kishin shkuar për gjueti dhe sende të tjera të vlefshme që do t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë, shtetasin K. K., 27 vjeç, për veprime të mëtejshme hetimore.

Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të Drejtorisë vendore të Policisë Dibër vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Tags

ora news