Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. I., 43 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 3 shtetas të mitur (14, 15 dhe 16 vjeç), pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta, në rrugë, në lagjen “Çlirimi”, me një 15-vjeçar, i cili pasi ka marrë mjekim është larguar në banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin B. H., 52 vjeç, pasi gjatë kontrolleve të kryera në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, në shtratin e lumit Devoll, në fshatin Lumas, janë konstatuar 2 kamionë me inerte, pa autorizim, dhe 1 ekskavator, të firmës që administron shtetasi B. H., të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Po punohet për kapjen e 52-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.