ÇFARË PARALAJMEROJNË SORRAT E ELBASANIT?

0
1648

Nga Erion Murataj

Tashmë fushata ka filluar edhe pse jo zyrtarisht.
Revanshi i pushtetit ngjall padyshin një neveri pasi nuk ka pika kontakti me realitetin.
Politika e majtë është kthyer në fasadë e propgandë duke kënaqur vetëm epshet për fonde publike të një grushti njerzish.
Ska dyshim që kandidati i opozitës i vetmi i deklaruar deri tani nuk ndez fare. Po fare -fare ama.
Mungesa e një vizioni, aksioni dhe konkluzioni simetrik bashkërendimi të pakënaqësise së opozitarëve e qytetarëve i jep një dizavantazh të frikshëm përballë bjerrjes së pushtetit në batakun e abuzivizmit .
Alternativat e reja ende pa dal pushkatohen në fluturim.
A thua se janë gjahtarë fluhuri të alternativave politike e jo politikan që mendojnë për njerzit.
Sorrat që mbajnë si imituese të dy palët kanë filluar të çirren duke bërë atë zhurmën që të gërric veshët e jo vetem ….
E në këtë panoramë duket se deri sot, Elbasani ka pak mundësi zgjedhjeje.
Hapsira e zbehtë dhe me një koridor të ngushtë duket institucioni i Këshillit bashkiak.
Por!
Edhe aty mundesia e një z’bythje të politikës së vjetër ka pak shpresë të realizohet .
Vetëm nëse .. nëse njerzit do të vendosin të provojnë jashtë gardhit të sorrave të Ramës , Berishës , Metës dhe Lulit.
Thënë kjo ka plot forca majtas dhe djathtas që mund të votohen për përfaqsues në këshillin bashkiak.
Të paktën të reduktojmë sorrat në të vetmin institucion kolegjal të votës .
Shumë janë skeptik dhe për këtë ndoshta me të drejtë.
Por unë them se ja vlen të provohet nëse ata që do jenë përfaqsues janë njerëz të cilët i shikoni çdo ditë tek bari, furra marketi apo këndi i lojrave të lagjes .
Në çdo rast ata janë më pak të zhurmshëm se sorrat dhe shumë më dëshirues për një lagje me të mirë.
Kështu pra!
Teksa Boçi i pandezur dhe Llatja pa shkëlqim presin kë do të kenë komshinj në fletën për kryetar, qytetarët duhet të fillojnë të mendojnë për ata që do ti përfaqësojë për hallet e përditshmërise .
Kështu nëse kometa hallej bie e fiton Boçi apo dhe nëse nuk ka surpriza e fiton Llatja të kemi një fre. Që kur të marri revansh fituesi pas 14 majit të mund ti tërheqin kapistallin .
Me këngën e sorrave Elbasani do të kthehet në qytetin pronë të varrmihësve Llatja – Boci – …..