Çfarë po ndodh me martesën e Kim dhe Kanye?

0
222

Kim Kardashian dhe Kanye West anë qenë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të raportit mes tyre. Mediat e huaja raportuar pak ditë më parë se dyshja kanë udhëtuar së bashku me fëmijët drejt Karaibeve, si një përpjekje për të shpëtuar martesën e tyre.

Situata mes tyre u përkeqësua pasi reperi nxori disa “sekrete” familjare, duke thënë se ai dhe Kim kishin menduar abortimin e vajzës North, që tashmë është 7-vjeç. Ndërkohë, gjithashtu pas kësaj ai hodhi akuza ndaj bashkëshortes së tij se ishte përpjekur për ta mbyllur në spital dhe se kishte tentuar të divorcohej me të.

Por, një video që Kanye ka ndarë me ndjekësit në Twitter tregon se gjërat mes tyre janë normalizuar. Ai ka publikuar një video ku shihet teksa kërcen me të bijën North, ndërkohë që në sfond dëgjohet kënga “Push The Feeling On”. Ndërkohë që Kim po bënte videon, e cila dëgjohet duke qeshur me lëvizjet e Kanye dhe North.

Kujtojmë që pas këtyre reagimeve, Kanye shkroi se ishte penduar “që bëri publike diçka që ishte private.”, ndërsa pranoi se e ka lënduar yllin televiziv me deklaratat e tij. Kanye ka nisur gjithashtu një fushatë, pasi një muaj më parë njoftoi se do t’i bashkohej garës për t’u bërë President të Shteteve të Bashkuara. /abcnews.al/

Kim Kardashian and Kanye West's Son Saint Wins the Family ...