Çfarë po ndodh në Elbasan? Tjetër aksident. Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset

0
61

Aksident në fshatin Gjyralë të Cërriut ,autovetura del nga rruga, përplaset me murin e avllisë.

Një automjet që dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi në segmentin rrugor Cërrik-Gjyralë ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe ka dalë jashtë rruge. Më pas autovetura është përplasur me murin e avllisë dhe portën hyrëse të shtëpisë së familjes së shtetasit B. Kanaçi . Automjeti ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme, ndërsa drejtuesi i cili udhëtonte me të bijën 13 vjeçe kanë mbeturtëlënduar.Ndërkohë policia po heton rreth shkaqeve të aksidentit dhe drejtuesit të automjetit i ka kryer testin e alkoolit.