Çfarë po ndodh në Fier? Policia rikthehet në vendin ku u gjet roja i vrarë

0
217

Policia kriminale është rikthyer ne vendin ku u gjet i vrarë me thikë mëngjesin e sotëm, roja e serave në fshatin Mbrostar Ura, në Fier.

Me sa duket policia nuk ka marrë të gjitha provat ne mëngjes, e për pasojë është rikthyer sërish në vendngjarje.

Petraq Gjika u gjet i pajetë mëngjisin e sotëm rreth orës 06:40 në fshatin Mbrostar Ura, në Fier.

Ekspertët e drejtorisë së policisë Fier po krehin të gjithë zonën.

Paraprakisht dyshohet se ka qenë një person i vetëm ai që ka kryer vrasjen, autori është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.

Roja i gjetur i vrarë, është vëllai i kryeplakut të fshatit të Grecalli. Trupi i pajete i rojes nga banore te zonës, jashtë serave te kultivuara me sallator. Trupi i goditur me thike disa here

Është gjetur jashtë godinës ku qendronte për të ruajtur objektin.

Abcnews.al mëson se trupi i pajetë është gjetur nga një kalimtar i rastit në një kanal, pranë një vendgrumbumllimi plehrash, pranë serave, në fshatin Mbrostar Ura

Shenjat e prerjes janë konstatuar në kokë. Viktima është babai i tre fëmijëve.

Mësohet se objekti ruhet me kamera sigurie. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia e Fierit, e cila po merr të gjitha provat nga vendi i ngjarjes qe mund te çojnë tek autori i saj.

/abcnews.al/