Çfarë po ndodh në pikat e kalimit kufitar me Greqinë? Merkaj: Nga kjo datë pritet një lehtësim i masave, kemi shtuar efektivët për përballimin e fluksit

0
256

Drejtor i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, Eduart Merkaj, ka qenë i ftuar sot në Fax News, ku ka komentuar situatën në pikat e kalimit kufitar, e veçanërisht në ato që lidhin Shqipërinë me Greqinë.

Merkaj tha se vendimi i mbajtjes mbyllur të Kapshticës për qytetarët shqiptarë është marrë nga ekspertët grekë, dhe në datën 28 Qershor, pritet një mbledhje e dytë, ku mund të ketë edhe lehtësira.

“Dua t’iu shpjegoj që këto vendime janë marrë nga komiteti i eskpertëve të Greqisë, e kanë ndryshuar vendimin, që Kapshtica për momentin të jetë e mbyllur, shpresojmë që në mbledhjen e radhës që është në 28 Qershor.

Në Kapshticë lejohen vetëm 400 persona, në Kakavijë është tamponi negativ, ose dokument që ka kryer dy doza të vaksinës, për punonjësit sezonalë, duhet të kenë dhe një kontratë pune në shtetin grek.

Ne si departament kemi marrë masat e duhura, për të mos pasur më radhë të gjata, kemi çuar punonjës policie shtesë në pikat e kalimit kufitar, kryesisht në pikat ku ka pasur fluks.

Kemi takim përmes drejtorive, takime javore dhe mujore, dhe ka takime më të rralla që janë ato në nivel departamenti me homologët rekë. Testi i Covid nuk bëhet nga policia e shtetit, mesa di në disa prej pikave kufitare bëhen testet e shpejta, por kjo nuk është kompetencë e jona”, u shpreh Merkaj.